Polici që sot u godit nga një veturë është jashtë rrezikut për jetë

Polici që sot u godit nga një veturë është jashtë rrezikut për jetë

Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili është goditur nga një veturë gjatë kryerjes së detyrës së vetë në autostradën Prishtinë-Prizren është jashtë rrezikut për jetë

Në një prononcim për Gazetën Express zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 e mëngjesit të sotëm në autostradën Ibrahim Rugova, në hyrje të fshatit Vermicë.

“Rreth orës 04:50 minuta të mëngjesit ka ndodhur një aksident në të cilin ishte i përfshirë edhe një polic”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e policit tashmë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij rasti ka ndodhur në një pikë kontrolli, ndërkohë që Policia ka arrestuar të dyshuarin.

Shpërndaje në: