Policia arreston një person me identitet të dyfishtë gjatë një bastisje në Prishtinë

Policia arreston një person me identitet të dyfishtë gjatë një bastisje në Prishtinë

Policia e Kosovës sot me datën 25.01.2022 ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontrollimin e një banese me lokacion në Prishtinë. Gjatë kontrollimit të banesës është hasur një person i cili i kishte në posedim dokumente identifikuese personale me fotografi të njëjtë, por me të dhëna të ndryshme.

Dokumentacionet në fjalë ishin një pasaportë dhe një letërnjoftim i RKS-së me të dhënat e emrit-inicialet (M. S.), kurse dokumenti tjetër ishte një letërnjoftim i një shteti tjetër me të dhënat e emrit-inicialet (M. M.)

Personi i lartcekur kishte në posedim veturë me targa të një shteti tjetër dhe i njëjti nuk posedon leje të vozitjes. Gjatë kontrollimit të këtij personi janë gjetur sende të dyshuara që gjatë hetimit të mëtutjeshëm mund të lidhen me veprimtarinë e dyshuar të këtij personi.

Në këtë fazë, ky person dyshohet për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme dhe Falsifikim i dokumentit, sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollimit të banesës dhe veturës janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
• Aparat per detektimin e kamerave dhe senzorëve;
• 2 (dy) thika;
• 1 (një) shtëpizë kompjuteri;
• 7 (shtatë) telefonë celularë të llojeve të ndryshme;
• Kartela telefoni të shtetit të Serbisë dhe të RKS-së;
• Para kesh me vlerë 2675 (dy mijë e gjashtëqind e shtatëdhjet e pesë) euro;
• Lira turke me vlerë 45;
• Dokumente të identifikimit të dyshuara të falsifikuara: Letërnjoftim i një shteti tjetër, Pasaport dhe leternjoftim i RKS-së;
• Faktura të ndryshme, fletore per evidenca;
• Vetura Renault Clio me targa të huaja;

Me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.

Shpërndaje në: