Policia arreston tre persona të dyshuar për plagosjen në Klinë

Policia arreston tre persona të dyshuar për plagosjen në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ku u plagosën dy persona.

Sipas njoftimit të policisë te personat e arrestuar janë gjetur dy pistoleta, 12 fishekë dhe një brisk.

“Më datë 18 maj 2022 rreth orës 13:40, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se disa persona fillimisht janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes dy (2) persona janë plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy (2) armë (pistoleta), dymbëdhjetë (12) fishek cal: 9mm, tre (3) fishek cal 7.65mm, dy (2) gëzhoja, një (1) brisk dhe një (1) sprej OC”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.

Shpërndaje në: