Policia bastisi 3 shtëpi mbrëmë në Deçan, nuk gjeti asgjë të dyshimtë

Policia bastisi 3 shtëpi mbrëmë në Deçan, nuk gjeti asgjë të dyshimtë

Vrasja e trefishtë që ndodhë mbrëmë në Gllogjan të Deçanit ka tronditur gjithë vendin.

Policia e Kosovës ende nuk ka arrestuar ndonjë person në lidhje me këtë rast.

kallxo.com merr vesh që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë kryer bastisje në tri shtëpi afër vendit të ngjarjes ku ndodhi atentati dhe mbetën të vrarë 3 persona.

Sipas burimeve, gjatë këtyre bastisjeve, Policia e Kosovës nuk ka gjetur asnjë gjë të dyshimtë që mund të ndihmonte hetimet mbi rastin.

Bastisjet janë kryer rreth orës 2 të mëngjesit. Poashtu janë intervistuar disa persona, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar.

Nga sulmi, mbrëmë rreth orës 19:00 mbetën të vdekur tre persona, ngasësi i autobusit dhe dy nxënës të cilët ishin në të. Ndërsa, një tjetër mbeti i plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmë, drejtori i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmeti konfirmoi se po zhvillohen hetimet në disa pista.

Shpërndaje në: