Policia blindon Tiranën, banorët rrëfejnë tmerrin në momentin e atentatit

Policia blindon Tiranën, banorët rrëfejnë tmerrin në momentin e atentatit

Zona e Astirit në Tiranë është tronditur nga atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e sotme, ku mbetën viktima dy persona Erigers Mihasi i cili ndodhej në vendin e shoferit dhe pasagjeri Armando Dumani.

Autorët qëlluan me breshëri plumbash nga një automjet në lëvizje, duke kapur xhamin e pasagjerit të automjetit. Pak më vonë, policia gjeti në Thumanë një automjet që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje.

Pas vrasjes së dyfishtë, policia ka rrethuar zonën e Astirit ndërkohë që kontrolle të shumta janë ngritur në hyrje dhe në dalje në Tiranës.

Banorët e zonës nga ana tjetër janë të tmerruar nga kjo ngjarje. Ata kanë treguar për ABC se kanë dëgjuar breshëri plumbash në momentin e ngjarjes.

Shpërndaje në: