Policia bllokon rrugën ku mbetën të vrarë dy zyrtarët e PDK’së

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka bllokuar me shirita rrugën që dërgon te lokali në Pejë, para të cilit u vranë dy zyrtarët e PDK’së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Hetuesia e Krimeve të Rënda, Prokurori i Shtetit dhe Njësitet nga Rajoni i Pejës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në trotuarin që gjendet para një lokali në Pejë.

Informacionet e fundit për këtë rast, Policia i ka dhënë në raportin 24 orësh.

“Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: