Policia del me detaje të reja pas sulmit në Danimarkë ku mbetën të vrarë tre persona

Policia del me detaje të reja pas sulmit në Danimarkë ku mbetën të vrarë tre persona

Policia në Danimarkë e ka mbajtur një konferencë të re për shtyp, të hënën në lidhje me të shtënat në Field’s, ku ka pasur edhe viktima e sulmuesi besohet të ketë probleme psiqike.

Søren Thomassen, kryeinspektori i policisë në Policinë e Kopenhagës, ka thënë se asgjë nuk tregon për një motiv terrorist.

I arrestuari, 22 vjeçar me sa duket ka vepruar i vetëm, raporton jyllands-posten, transmeton Epxress.

Policia beson se këto janë viktima të rastësishme pa dallim race apo gjinie.

22-vjeçari i arrestuar për rastin ishte i njohur paraprakisht në psikiatri dhe i njohur edhe për policinë.

I arrestuari kishte një pushkë dhe një thikë.

Janë 3 të vrarë nga ky sulm dhe 4 të plagosur rëndë, pasi danezi 22 vjeçar pëdori armë zjarri.

“Viktimat janë një 17-vjeçar danez, në vajzë daneze 17-vjeçare një 47-vjeçar me nënshtetësi ruse me banim në Danimarkë.

E të lënduarit janë duke u trajtuar në spital dhe po luftojnë me jetën.

Shpërndaje në: