Policia deri tani ka shqiptuar mbi 6-mijë gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

Policia deri tani ka shqiptuar mbi 6-mijë gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

Prej kur kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-covid policët e Kosovës të veshur civil po patrullojnë në kryeqytet.

Qytetarë të shumtë janë ndaluar nga policia me ç’rast disa prej tyre edhe janë gjobitur për mos respektim të masave.

Deri tani janë shqiptuar mbi 6-mijë gjoba për mosrespektim të masave anti-covid.

Policia e Kosovës ka shtuar kapacitetet në nivel të vendit.

Masat e reja kanë hyrë në fuqi të dielën dhe obligojnë bartjen e maskës gjatë ecjes vetëm, në grup si dhe ambiente të mbyllura.

Shpërndaje në: