Policia e Gjilanit shpërndan thashetheme pasi zyrtarja policore vrau veten dhe familjen

Policia e Gjilanit shpërndan thashetheme pasi zyrtarja policore vrau veten dhe familjen

Policia e Stacionit Rajonal të Gjilanit duket se nuk është aspak profesionale dhe e përgjegjshme në kryerjen e detyrave të përcaktuara sipas ligjeve në fuqi.

Shumë zyrtarë policorë të këtij stacioni rajonal tashmë kanë filluar të qarkullojnë thashetheme të ndryshme, e në të cilat përbuzin pjesëtaren policore që tashmë u konfirmua se vrau veten dhe katër familjarë të saj.

Në disa prej këtyre thashethemeve degradohet gjendje mendore e znj.Valdete Bllaca, edhe pse për një gjë të tillë nuk është ofruar kurrfarë evidence, dhe asnjë provë, shkruan Periskopi.

Është bërë e zakonshme tashmë që pas çdo vetëvrasjeje, policia të bëj thashetheme mbi problemet mendore të vetëvrasësit.

Por, Policia e Gjilanit ka shpërndarë edhe thashetheme të tjera për znj.Valdete Bllaca, duke thënë në njërin prej tyre se ajo ishte suspenduar nga puna, ndërsa në një tjetër se ishte ulur në gradë.

Asnjë prej këtyre raportimeve nuk është evidentuar.

Në prononcimin për Periskopin, Drejtoria Rajonale në Gjilan u shpreh çuditshëm duke thënë “Rast i rëndë, rast i rëndë. Hajdeni në Gjilan.” /Periskopi

Shpërndaje në: