Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë vëzhgojnë njëra – tjetrën me dylbi

Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë vëzhgojnë njëra – tjetrën me dylbi

Policë serbë janë parë pasditen e së mërkurës në malin pranë kufirit në Jarinjë në veri, nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Të dyja forcat policore po vëzhgojnë njëra-tjetrën me dylbi.

Siç ka mësuar KOHA, Policia e Kosovës i ka identifikuar së paku 10 policë serbë. Informatat janë që ka lëvizje të tyre pranë kufirit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka ndaluar prurjen e kamionëve shtesë, të mbushur me zhavorr, në rrugën, tashmë të bllokuar, që çon në pikën kufitare në Jarinjë.

Lajmi i plotë në Koha.

Shpërndaje në: