Policia e Kosovës dhe qeveri shtetesh tjera ofrojnë garanci për lirimin e Hashim Thaçit, kërkohet seanca dëgjimore

Policia e Kosovës dhe qeveri shtetesh tjera ofrojnë garanci për lirimin e Hashim Thaçit, kërkohet seanca dëgjimore

Mbrojtja e Hashim Thaçit, ish president i Kosovës, për mes një shkrese ka renditur argumentet për lirimin nga paraburgimi të të mbrojturit të saj.

Në shkresën e avokatit Gregory W. Kohoe, është përmendur edhe garancia e dhënë nga Policia e Kosovës dhe garancia e vendeve të treta.

Aty është theksuar se Hashim Thaçi mund të lirohet sipas kushteve që i konsideron të nevojshme Gjykata e Procedurës Paraprake,

Mbrojtja ka renditur edhe shumë arsye të tjera për një gjë të tillë.

Po ashtu, është kërkuar seancë dëgjimore për të kuptuar më mirë pikëpamjet e Policisë së Kosovës dhe pikëpamjet e qeverive të treta në territoret e tyre përkatëse.

Thaçi po mbahet në paraburgim nga 5 nëntori i vitit të kaluar. /Periskopi

Shpërndaje në: