Policia e Kosovës ‘e kallë rrjetin’: Konfiskon 15 gramë heroinë, 30 franga dhe 145 euro

Policia e Kosovës ‘e kallë rrjetin’: Konfiskon 15 gramë heroinë, 30 franga dhe 145 euro

Policia e Kosovës duket se ka bërë edhe një aksion ‘të madh’ policor në zënien e një personi të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Bëhet fjalë për 15 gramë heroinë të futur në njëqind e tridhjetë e tetë ese najloni.

Policia ka konfiskuar edhe dy telefona mobilë, dy letërnjoftime dhe një patentë shoferë, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse në lidhje me rastin ka diçka më shumë, apo thjesht këto pesëmbëdhjetë gramë të kësaj substance narkotike. Po ashtu, nuk thuhet që kishim të bënim me trafikim apo distribuim të saj.

“Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin  dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.” – thotë Policia, megjithëse nuk dihet nëse thjesht posedimi i 15 gramëve heroinë të bën pjesë të ‘grupeve kriminale’.

Statusi i plotë:

Arrestohet edhe personi i dytë për posedim të narkotikëve të llojit heroin

Prishtinë,  17 shtator 2021

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë DHTN-Gjakovë, pas veprimeve operativo hetimore, sot me datë 17.09.2021 ka realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e njëjtë të realizuar në muajin gusht të këtij viti, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (S.M), për posedim të narkotikëve.

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjakovë, sot është arrestuar edhe personi i dytë (B.Sh.), nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, Shitja ose Shpërndarja e Paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dytë (B.Sh.) janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:

-Një (1) qese najloni e mbushur me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

-Po ashtu edhe njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

– Para të gatshme (145) euro dhe (30) Franga,

– Dy (2) telefona mobil te llojit Samsung dhe

– Dy (2) letërnjoftim dhe një (1) patentë shofer të personave tjerë që janë ndaluar

nga i  dyshuari në këmbim të marrjes së Heroinës.

Në lidhje me rastin për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, me vendim të të cilit edhe personi i dytë është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin  dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Shpërndaje në: