Policia e Kosovës informon popullin: Jemi sulmuar nga Serbia me predhë

Policia e Kosovës informon popullin: Jemi sulmuar nga Serbia me predhë

Policia e Kosovës ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me granatën që goditi sot pikën kufitare në Jarinjë. 

Ata kanë konfirmuar raportimet e KosovaPress dhe Periskopit për çështjen në fjalë.

Policia ka deklaruar se nuk ka informacione për ndonjë të lënduar, derisa hetimet po vazhdojnë, përcjell Periskopi.

Ky do të ishte sulm i paprecedent ndaj institucioneve të Kosovës nga territori i Serbisë.

Informacion zyrtar

Prishtinë, 17 tetor 2021

Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitarJarinje, sot në orët e pasditës, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili sherben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS.

Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar.

Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem.

Shpërndaje në: