Policia e Kosovës jep detaje për grabitjen e kompanisë “Elkos”

Policia e Kosovës jep detaje për grabitjen e kompanisë “Elkos”

Mbi 10 mijë euro raportohet të i jenë grabitur sot një punëtori të “Elkos”, para këto që kanë qenë të kompanisë e cila në krye e ka Ramiz Kelmendin. Ndërsa policia, thotë se është në kërkim të të dyshuarve.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për se rasti në fjalë ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe njësitet e nevojshme arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën Nëna Terezë, në  Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.”, ka thënë ajo.

Ahmeti tutje shtoi se sipas informatave të para, vepra dyshohet se është kryer nga dy persona, të cilat e konfirmoi se kanë grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet,  dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash,  me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre.”, tha ajo.

Kujtojmë se pronari Ramiz Kelmendi më herët në një prononcim për Zërin tha se punëtorit i janë vjedhur mbi 10 mijë euro, të cilat kanë qenë të kompanisë.

Gazeta Metro do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e këtij rasti.

Shpërndaje në: