Policia e Kosovës konfirmon bashkëpunimin me policinë e Shqipërisë për plaçkitjen në Rinas, i dyshuar edhe një gjakovar

Policia e Kosovës konfirmon bashkëpunimin me policinë e Shqipërisë për plaçkitjen në Rinas, i dyshuar edhe një gjakovar

Miliona euro ishin cak i vjedhjes së para dy javëve në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri. Një grup, i përbërë prej katër personash grabitën në kargo miliona euro dhe u larguan sipas një plani. Në këtë ngjarje pati të shtëna mes tyre dhe Policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, koka e grupit të organizuar. Dhjetë persona janë të dyshuar deri më tani. Pesë prej tyre janë arrestuar, kurse në mesin e të kërkuarve është edhe një kosovar. Periskopi mëson se bëhet fjalë për një gjakovar, i cili thuhet se ishte bashkëpjesëmarrës në krejt këtë skenë.

Edhe një kosovar dyshohet se u përfshi në grabitjen në Rinas. Periskopi nga burimet e veta ka mësuar se një qytetar gjakovar dyshohet se ishte bashkëpjesëmarrës në grabitje. Si shkak, Policia e Shqipërisë ka kërkuar nga Policia kosovare që t’i ndihmojë në kapjen e tij.

Periskopi ka kërkuar edhe përgjigje nga Policia e Kosovës dje, derisa kjo e fundit sot ka kthyer një përgjigje ku konfirmon se po bashkëpunojnë me policinë shqiptare për rastin.

“Policia e Kosoves në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer që ka me Policinë Shqiptare, edhe në  rastin konkret ka bashkepunuar dhe shkëmbyer informacione,  në drejtim të zbulimit të këtij rasti dhe autorëve”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Periskopin.

 

 

 

Shpërndaje në: