Policia e Kosovës ndalon furgonin që po kontrabandonte mallra nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës ndalon furgonin që po kontrabandonte mallra nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra.

Njësia e Policisë Kufitare Lindje mbrëmë gjatë vëzhgimeve në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.

Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon) në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar:

  • Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra
  • Divan (mobile ) dysh = 10 copë
  • Divan (mobile) njëshe = 40 copë
  • Tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe
  • Pjesë të ndryshme për mobileje.

Njësia e Policisë Kufitare  me mbështetje të hetimeve rajonale  dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit, si dhe parandalimin e rasteve të tilla.

Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

 

Shpërndaje në: