Policia e Kosovës nuk është e krejt Kosovës: Polici nuk trajton qytetarin me të birin, pi cigare në zyre

Policia e Kosovës nuk është e krejt Kosovës: Polici nuk trajton qytetarin me të birin, pi cigare në zyre

Një qytetar nga Prizreni, duke mos pasur rrugë tjetër për të adresuar problemin e tij, i ka shkruar redaksisë së Periskopit duke dhënë informacione mjaft shqetësuese për Stacionin Policor në Komunën e tij.

Gj.Sh. ka deklaruar se ishte në stacionin policor në Prizren me të birin e tij 13 vjeçar për të lajmëruar një rast mjaft të rëndë.

Ai deklaron se djali i tij i ishte rrahur para pesë muajsh, e tash edhe i ishte kërcënuar por Policia nuk ishte marrë fare me rastin e tij.

Por, gjatë ditës së sotme, më saktë rreth orës 19:00 të mbrëmjes Gj.Sh. thotë se zyrtari policor që shihet në fotografi, përveç që nuk është marrë me të (ashtu si zyrtari tjetër policor) dhe e ka lënë të pres, po ashtu ka tymosur duhan duke e shkelur edhe ligjin për mos-pirje të duhanit në ambiente të mbyllura, përcjell Periskopi.

Përveç kësaj, atij i ishte kërkuar maska që të hynte në stacionin policor ndërkohë që vetë policët nuk i kishin pasur ato.

Fotografia në fjalë ekziston në formatin origjinal dhe Periskopi pret që të kontaktohet nga Inspektorati policor që të përdoret për hetimin e tyre.

Qytetari deklaron se e ka thirrur numrin e inspektoratit policor në dispozicion, 080003333, por ai ka qenë i kontaktueshëm. Ndërkohë, në faqen e Inspektoratit shkruhet qartë se numri funksionon 24 orë në ditë, dhe pa pagesë. /Periskopi 

Shpërndaje në: