Policia e Kosovës shpëton nënën dhe fëmijën pasi u bllokuan nga reshjet e shiut

Policia e Kosovës shpëton nënën dhe fëmijën pasi u bllokuan nga reshjet e shiut

Prishtina është përfshirë nga breshëri e shiu i rrëmbyeshëm pasditën e së enjtes.

Në disa rrugë të kryeqytetit, si pasojë e bllokimit të pusetave është krijuar grumbullim i ujit.

Rruga “B”, në lagjen Mati1 ishte e bllokuar tërësisht, të paktë kështu shihet në video.

Policia rrugore kanë dalë në ndihmë qytetarëve, madje siç shihet edhe ne video policia i del në ndihmë një nëne dhe fëmijës së saj të cilët kishin mbetur të bllukara.

Ndërkaq, sipas Prishtina Weather, të premten parashikohet mot kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima.

Fillimisht frynë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, e nga dita e mërkurë nga juglindja.

Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare, me një rënie ditën e mërkurë.

Shpërndaje në: