Policia e Kosovës sulmohet me mjete piroteknike në Zveçan

Policia e Kosovës sulmohet me mjete piroteknike në Zveçan

Mbrëmë,rreth orës 22:15, patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit është sulmuar nga disa automjete nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

“Kamioni drejtohej nga një mashkull kosovar, gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur 56 (pesëdhjetë e gjashtë) krerë dele. Drejtuesi i kamionit nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve. Gjatë procedurave të kontrollit të kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore”, ka thënë Policia.

Policia bën të ditur se nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar.

Kurse, kamioni është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme.

“Për rastin janë njoftuar njësitet policore nga rajoni i Mitrovicës Veri të cilët do të procedojnë me shikimin e vendngjarjes. Policia mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe zbatimin e ligjit në tërë territorin e vendit”, thuhet tutje në komunikatë.

Shpërndaje në: