Policia e Kosovës thirret për një fshat të Prizrenit: Atje gjen organizim skemash piramidale

Periskopi.com Lajme

Në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion mjaft interesant.

Policia u lajmërua nga një person se në një lokal të këtij fshati po zhvilloheshin lojëra të fatit.

Dhe, kjo ngjau të ishte e vërtetë kur njësitë relevante policore dolën në vend-ngjarje, përcjell Periskopi.

Policia sekuestroi në Lubizhdë tre shtëpiza të kompjuterit dhe një printer.

Raporti i plotë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM

Fsh. Lubizhdë, Prizren, 10.10.2021 – 19:45. Raportohet se  nga i dyshuari mashkull kosovar, në një lokal janë duke u zhvilluar lojëra të fatit. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ku në konsultim me prokurorin kanë sekuestruar tre shtëpiza të kompjuterit dhe një printer. Me rekomandim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.