Policia e Kosovës vazhdon me raportime edhe sot: “Muqibaba, Muqibaba”

Policia e Kosovës vazhdon me raportime edhe sot: “Muqibaba, Muqibaba”

Tash e disa ditë me radhë, Policia e Kosovës ka vazhduar me raportime nga fshati Muqibabë në afërsi të vijës kufitare me Serbinë.

Pas gjetjes së një sasie të konsiderueshme të pijeve alkoolike pardje, dhe dje disa gjërave tjera, sot ka arritur të gjejë mall të kontrabanduar “stufë elektrike”:

Sasia e tyre ishte plot pesëmbëdhjetë sosh.

Nuk dihet nëse Policia po ndërmerr ndonjë hap për të ndalur kontrabandën enorme në vijat kufitare në veri të Kosovës.

Kujtojmë që fshati Muqibabë është në Gjilan.

Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e mallit në rajonin e Gjilanit

Prishtinë, më 5 nëntor 2021

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Gjilan, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 04.11.2021, rreth orës 19:40, afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë në  fshatin Muçibabë, kanë identifikuar dhe ndaluar si të dyshuar një automjet (kombi), me targa të Serbisë, që mund të kontrabandonte mall.

Drejtuesi i automjetit  M.DZ (1983) shtetas i Republikës së Serbisë, me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor, përmes rrugëve ilegale ka hyrë në Republikën e Kosovës  nga Republika e  Serbisë.  Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar është  gjetur mall i kontrabanduar, 15 stufa elektrike  ‘VAILLANT’  të cilat shërbejnë për nxehje qendrore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës.

Shpërndaje në: