Policia e ngujuar në veri: Ia ‘vret veshin’ kjo shprehje e Mefail Bajqinovcit, drejtorit të Policisë

Policia e ngujuar në veri: Ia ‘vret veshin’ kjo shprehje e Mefail Bajqinovcit, drejtorit të Policisë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci e ka pyetur drejtorin e policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti se prej kah është furnizuar Policia e Kosovës me karburantë kur ishin në aksionin në veri. Mirëpo një fjalë e z.Bajqinovci, duket se ia ‘vret veshin’ drejtorit të policisë. Bajqinovci e përmendi fjalën ‘të ngujuar’ ndaj së cilës reagoi drejtori i policisë.

 Mefail Bajqinovci: Kur është bërë bllokada në veri, në çfarë forme policia e Kosovës kanë pasë mundësi të furnizohen me karburantë, me cilën pjesë jeni furnizuar me karburant?

 Samedin Memeti: Na asnjë moment nuk kemi qenë të ngujumë, automjetet tona kanë qenë të bllokuara, por ne kemi lëvizë në cdo kohë, automjetet që kanë qenë në portën 1 dhe 31.  Nëse dikush ka mëndu që qarkullimi jonë është bë për cështje humanitare, është gabim. Ne e kemi kontrolluar cdo pjesë./Periskopi

 

Shpërndaje në: