Policia flet për të shtënat me armë në Prishtinë

Policia flet për të shtënat me armë në Prishtinë

Të shtënat me armë në rrugën ‘’Demokracia’’ tek kompleksi ‘’Qafa’’ në Prishtinë, i ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Daut Hoxha zëdhënës për informim në Policinë e Kosovës ka thënë për Indeksonline se  ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, ku është raportuar për gjuajtje me armë.

‘’Rreth orës 22:10 është raportuar për një gjuajtje me armë në Rr.’’Demokracia’’, tek kompleksi Qafa në Prishtinë. Njësitet Policiore iu kanë përgjigjur rastit menjëherë dhe në lokacion janë gjetur edhe disa dëshmi (gëzhoja) të armës. Deri në këto momente nuk është raportuar për lëndime. Përderisa bazuar edhe në informacionet e poseduara dhe dëshmitë e gjetura rasti po hetohet nga kompetentët policor’’, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të PK-së .

 

Shpërndaje në: