Policia futet në zyret e portalit Insajderi, merret në pyetje drejtori

Policia futet në zyret e portalit Insajderi, merret në pyetje drejtori

Pas thirrjes së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për nisje të hetimeve ndaj Gazetës Insajderi, Policia e Kosovës kanë trokitur në zyrën e Insajderi.

Dy zyrtarë policor në mëngjesin e sotëm kane qenë në zyrë e Gazetën Insajderit, lidhur me rastin e vaksinave.

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri është ftuar që të intervistohet në polici për rastin në fjalë.

Gazeta Insajderi ka publikuar dje një hulumtim, në të cilin thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane Pfizer dhe BioNTech për t’ia siguruar vaksinat Kosovës. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.

Pas hulumtimit ministri Vitia doli me një konferencë për media duke e ka cilësuar si të pavërtetë raportimin e Insjaderi, duke mos dhënë asnjë kundëargument e duke u arsyetuar se të njëjta janë konfidenciale.

Nga konferenca e mbrëmshme Vitia kërcënoi direkt Gazetën Insajderi duke e ftuar edhe Prokurorin e Shtetit që të nis hetim ndaj Gazetës Insajderi.

Shpërndaje në: