Policia gjermane kap tre shqiptarë me 500 kg drogë

Policia gjermane kap tre shqiptarë me 500 kg drogë

Policia gjermane ka arrestuar tre shtetasë shqiptarë dhe një malazez, pasi u janë sekuestruar 500 kg marihuanë.

Policia ka zbuluar një punishte plot me kanabis, pas disa muajsh hetimesh, që lindën me sekuestrimin e 30 kg marihuanë. Sipas autoriteteve gjermane, kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë zonë.

Garazhin i cili shërbente për rregullim makinash, të arrestuarit e kishin kthyer në vend për tharjen e marihuanës, dhe kishin blerë edhe një makinë paketimi për të punuar më shpejt.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 33, 36 dhe 39 vjeç, ndërsa malazezi është 35 vjeç dhe nuk kanë bërë rezistencë gjatë arrestimit, shkruan gazeta Shekulli.

Përveç marihuanës janë kapur edhe rreth 60 mijë euro, bizhuteri dhe armë. Droga nëse hidhej në treg, droga kapte vlerën e 2 milionë euro.

Shpërndaje në: