Policia gjermane tregon si e vrau dhe pse kosovari gruan me të dashurin afgan

Policia gjermane tregon si e vrau dhe pse kosovari gruan me të dashurin afgan

Një ngjarje e tmerrshme është raportuar para pak çastesh nga mediat gjermane, ku një kosovar dyshohet se e ka vrarë gruan bashkë me partnerin e saj 23 vjeçar.

Policia gjermane ka dhënë detaje të pakta të identitetit dhe të mënyrës se si ka ndodhur krimi. I dyshuari është pikërisht burri i gruas kosovare që ishte 32 vjeçare. Çifti, siç thotë policia, jetonte i ndarë.

Ndërkohë, i vdekuri i dytë ishte një 23 vjeçar nga Afganistani dhe që besohet se jetonte me të ndjerën. Viktimat me vrasësin ishin takuar në një stacion treni, ndërkaq po zhvillohen hetime për arsyen e një gjëje të tillë.

Gruas dhe burrit të vrarë i është bërë autopsia sot në Dortmund. Të dy kanë vdekur nga plagët e marra me thikë. Vrasjet kishin ndodhur me një thikë kuzhine me teh 12 centimetërsh.

Kosovari i dyshuar për vrasjen është arrestuar menjëherë. /Periskopi

Shpërndaje në: