Policia: I arrestuari i VV-së ishte në listën e ndalimit që nga viti 2015
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka dhënë detaje rreth arrestimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, mbrëmë në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Polcia bënë të ditur Fatmir Fetahu është arrestuar për arsye se ai bënte pjesë në listën e ndalimit që nga viti 2015.
“Me datën 02.09.2016 rreth orës 01:30 gjatë regjistrimit në dalje të Shtetasit të RKS-së me iniciale F. F. i lindur më (1981) në Lipjan, i njëjti ka rezultuar pozitiv në listën e ndalimit që nga data 02.11.2015, respektivisht sipas rastit të regjistruar ka qenë në kërkim nga hetuesia që nga ajo kohë dhe sipas procedurave ligjore ai i është dorëzuar njësisë përkatëse të hetimeve rajonale në Prishtinë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje sot ka thënë se arrestimi i Fetahut është bërë pa urdhërarrest.



