Policia incizohet duke vozitur në anën të kundërt të korsisë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Policia incizohet duke vozitur në anën të kundërt të korsisë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Vetura e policisë është incizuar duke u vozitur në anën e kundërt të korsisë në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në aksin rrugor Ferizaj-Hani i Elezit.

Express ka siguruar pamje nga lexuesit, në të cilën shihet vetura në shpejtësi duke vozitur në anën e kundërt.

Nuk dihet nëse policia ishte në ndonjë aksion policor pasi që bëri një veprim të tillë.

Express ka kontaktuar Policinë e Kosovës për sqarim, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Shpërndaje në: