Policia iu hyn 19 vendeve në Mitrovicë, Vushtrri e Skënderaj: Gjen një pushkë dhe poster të “El Chapos”

Policia iu hyn 19 vendeve në Mitrovicë, Vushtrri e Skënderaj: Gjen një pushkë dhe poster të “El Chapos”

Policia e Kosovës ka kontrolluar 19 lokacione, ku prej tyre gjashtë kontrolle janë kryer në Mitrovicë, tetë në Vushtrri dhe pesë në Skenderaj ku ka gjetur edhe një poster të El Chapos, kriminelit të famshëm meksikan të drogës. 

Gjate kontrolleve në lokacionet e ndryshme në Mitrovicë, pesë persona  janë kontrolluar ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale nga policia: një pushke automatike, një pushke gjysmë automatike, dy fishek të calibrit 12GA, 3 karikator, pajisje për pastrim të armëve si dhe sasi të ndryshme të substancave narkotike.

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Vushtrri, tetë persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale sasi të ndryshme të substancave narkotike, dy mullinj për bluarje të substancës narkotike, letër për mbështjellës të substancave  narkotike, dhe një karikator i zbrazet.

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Skenderaj, pesë persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale: një pushke ajrore, një sasi e municionit, një shufër metalike me mbishkrimin “Police” dhe një përzierje e duhanit me substanca të dyshuara narkotike.

Personat e dyshuar, tek te cilët janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e kundërligjshme, me urdhër te prokurorit janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet: “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”; “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: