Policia jep 20 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e vrasësit të oficerit të policisë në Shqipëri

Policia jep 20 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e vrasësit të oficerit të policisë në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Lezhën. Një i ri i identifikuar tashmë, ka qëlluar duke vrarë oficerin e policisë Saimir Hoxha.

Ndërkohë Policia e Shtetit vendos një shpërblim në këmbim të informacioneve të vlefshme për kapjen e autorit

Zyrtarisht Policia e Shtetit bën me dije se Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.

Shpërndaje në: