Policia jep detaje: Në Prishtinë u gjet një veturë, dyshohet se po transportonte një të plagosur

Policia jep detaje: Në Prishtinë u gjet një veturë, dyshohet se po transportonte një të plagosur

Sot rreth orës 12:00 Policia ka gjetur një veturë në Prishtinë e që dyshohet se po transportonten një peron të lënduar, shkruan Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfimruar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se ngasësi i veturës është shoqëruar në stacionin policor.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Konstandin Kristoforidhi në Prishtinë, gjendet një veturë në të cilen shihen njolla gjaku. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje në: