Policia jep detaje nga aksioni i mbrëmshëm

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Stacionin e Policisë shtatë (7) persona (V.I, L.M, B.B, B.I, K.P, L.V dhe L.M), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në vepra penale nga Kapitulli XIV i Kodit Penal, përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin.
Me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, në vazhdimësi do të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.
Indeksonline mbrëmë kishte raportuar për aksionet që ndodhën në Prishtinë duke sjellur foto dhe video nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/