Policia jep detaje pas djegies së depos së vajit motorik, nga flakët u përfshin tre shtëpi banimi

Policia jep detaje pas djegies së depos së vajit motorik, nga flakët u përfshin tre shtëpi banimi

Në  rrugën “Perandori Justinian” në Pejë është përfshirë nga zjarri një depo e vajit motorik, shkruan Periskopi.

Sipas njoftimit të Policisë, përpos depos me vaji motorik janë dëmtuar dhe tri shtëpi banimi, pasi që ishin shumë afër njëra tjetrës.

Njoftimi i plotë: 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datën 03.07.2022 rreth orës 08:40 është informuar për një rast zjarri në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë, ku nga ky zjarr ishte përfshirë një aneks (depo private që posedonte vaji motorik).

Menjëherë njësitet policore të Stacionit Policor dhe Drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë kanë reaguar në vendin e ngjarjes, dhe duke vlerësuar se zjarri mund të hapet edhe në objekte/shtëpi tjera të banimit kanë njoftuar edhe brigadën e zjarrfikësve të cilët kanë dal shumë shpejtë në vend ngjarje.

Edhe përkundër intervenimit të shpejtë të Policisë dhe të zjarrfikësve nga Peja dhe qytetet për rreth si dhe nga KFOR-i, nga ky zjarr janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sepse përpos depos me vaji motorik janë dëmtuar dhe tri shtëpi banimi, pasi që ishin shumë afër njëra tjetrës.

Mirëpo pas një pune të madhe dhe shumë profesionale të këtyre njësiteve, zjarri është futur nën kontroll pas një kohe. Ndërsa edhe me tutje njësitet policore janë duke punuar në vendin e ngjarjes nën koordinim me Prokurorin e shtetit, në mënyrë që të mbledhin dëshmi për të proceduar dhe hetuar se si ka ardh deri tek ky zjarr.

Ky rast me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe është duke u proceduar nga Njësia rajonale për hetimin e krimit.

Shpërndaje në: