Policia jep detaje për aksidentin te Santea në Prishtinë

Policia jep detaje për aksidentin te Santea në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur te ‘Santea’ në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Periskopin se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 19:30, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rast po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Periskopi/


Shpërndaje në: