Policia jep detaje për dy personat e arrestuar që falsifikuan teste të Covidit

Policia jep detaje për dy personat e arrestuar që falsifikuan teste të Covidit

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar një aksion në një laborator në Podujevë.

Atje u arrestuan dy persona nën dyshimin se falsifikuan teste për Covid-19.Sipas policisë, nën pranga përfundoi pronari I laboratorit B.S. dhe punëtorja Xh.Sh.

Ndaj tyre prokuroria ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.

Njoftimi I plotë:

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)- Sektori i Hetimit të Korrupsionit, në koordinim dhe bashkëveprim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore-Prishtinë, pas hetimeve paraprake sot, më 04.09.2021, ka zhvilluar një operacion policor në një laborator në Podujevë.

Hetimet paraprake dhe operacioni policor i sotëm vije pas dyshimeve se në këtë laborator lëshoheshin teste të falsifikuara për Covid 19.

Hetuesit policorë, gjatë realizimit të këtij operacioni policor kanë arritur të kapin në flagrancë duke lëshuar teste të falsifikuara pronarin e laboratorit, të dyshuarin B.S., viti i lindjes 1952, mashkull kosovar dhe punëtoren e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, femër kosovare.

Zyrtarët policorë (hetuesit dhe forenzika) edhe në këto momente janë duke vazhduar kontrollin në laborator së bashku me Inspektoratin Shëndetësor ku janë sekuestruar dëshmi të ndryshme të cilat do të shërbejnë si provë në procedurën e mëtutjeshme penale, po ashtu nga Inspektorati Shëndetësor do të merren masa tjera administrative në kuadër të kompetencave të tyre.

Ndaj dy personave të dyshuar B.S. dhe Xh.Sh., nga prokurori kujdestar i PTH-Prishtinë është lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh lidhur me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje ‘falsifikim i dokumenteve’.

Shpërndaje në: