Policia jep detaje për dy vdekjet e djeshme në Deçan

Policia jep detaje për dy vdekjet e djeshme në Deçan

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka dhënë detaje shtesë lidhur me dy vdekjet tragjike që kanë ndodhur dje në Deçan.

Në fashtin Lloqan njësia e zjarrëfikësve duke lokalizuar zjarrin në një shtëpi ka hasur në një trup të pa jetë të një mashkulli kosovar, trupi është dërguar për autopsi në IML teksa rasti është nën hetime.

Në fshatin Voksh është raportuar se ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka marrë duke prerë dru në pyll. Trupi është dërguar për obduksion teksa rasti është nën hetime.

Këtu keni raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

“Fsh. Lloqan, Deçan 17.12.2021 – 06:35.  Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti në hetime”.

“Fsh. Voksh, Deçan 17.12.2021 – 13:40. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar deri sa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime si pasojë e së cilave ka humbur jetën. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në: