Policia jep detaje për personin që vdiq nga rrufeja në Rahovec

Policia jep detaje për personin që vdiq nga rrufeja në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona dyshohet se janë goditur nga rrufeja në fshatin Zatriq të Rahovecit të hënën rreth orës 15:55, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spitalin e Prizrenit.

Sipas Policisë, viktima është i vitit 1988, kurse tjetri i 1994-s. Ky i fundit ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe pastaj për në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjakovës tha për Paparacin se gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është inicuar rast Hetim i Vdekjes”, tha Sheremet Elezaj.

Shpërndaje në: