Policia jep detaje për rastin ku i mituri plagosi shokun në Pejë

Policia jep detaje për rastin ku i mituri plagosi shokun në Pejë

Një i mitur është arrestuar dje në Vitomericë të Pejës, pasi ka plagosur shokun e tij.

Sipas Policisë, dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.

Viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është nën sigurimin e policisë.

“Vitomericë, Pejë 06.05.2022 – 19:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me revole ka plagosur viktimën mashkull kosovar i mitur. Dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. Revolja është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është nën sigurimin e policisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: