Policia jep detaje për sulmin ndaj autobusit në Deçan, ku dyshohet për të vdekur

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash, në qytetin e Deçanit janë dëgjuar të shtëna, nga ku dyshohet të ketë edhe të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nga incidenti janë plagosur dy persona, teksa Policia është duke e hetuar rastin tutje.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nga ky rast ka humbur jetën një person.