Policia jep detaje për therjen në Dumnicë

Periskopi.com Lajme

Një konflikt mes pylltarit dhe një personi ka ndodh para pak orëve në Dumnicë të Vushtrrisë.

Nga lëndimet e mëdha trupore personi është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në QKUK, ndërsa pylltari ka marrë lëndime të lehta trupore.

Këtë për klankosova.tv e deklaroi Avdyl Azizhoxha, Shef i sektorit të hetimeve në Mitrovicë.

Ai më tej shtoi se pylltari dhe një dëshmitar i rastit janë duke u marrë në pyetje në stacionin policor.

Shpërndaje në: