Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë të një gruaje në Pejë, arrestohet një person

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë të një gruaje në Pejë,  arrestohet një person

 Policia e Kosovës sot pasdite,  në rrugën “Remzi  Hasani” në Pejë, ka gjetur një femër të  shtrirë në rrugë, vdekjen e së cilës e kanë konstatuar mjekët në spital, transmeton Periskopi.

Njësitet policore së bashku  me autoambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërgua në spital. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku  i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia.

”Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit – (Departamenti i Krimeve të rënda), i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.Rasti i vdekjes është duke u trajtuar  në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit si ‘Hetim i vdekjes’, po ashtu është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari R.H. (1974), i cili është i dyshuar për veprën penale ‘ Mosdhënia e ndihmës”. thuhet nga Policia

 

Shpërndaje në: