Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Gjilan

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Gjilan

Një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjilan gjatë ditës së sotme,  Policia në Gjilan ka njoftuar se bëhet fjalë për një 86-vjeçare e cila po jetonte e vetme.

“Një grua 86-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Ka jetuar e vetme qe një kohë. Është vdekje e natyrshme, por trupi I pajetë I viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Hashani.

Për vdekjen e një gruaje nga Gjilani ka raportuar edhe policia në raportin 24 orësh.

“Gjilan 24.02.2020 – 12:55. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thekson raporti i PK-së.

Shpërndaje në: