Policia jep detaje shtesë rreth plaçkitjes së armatosur në Prishtinë

Policia jep detaje shtesë rreth plaçkitjes së armatosur në Prishtinë

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar rastin në fjalë, duke treguar detaje tjera shtesë.

Sipas tij, kanë qenë dy persona të maskuar dhe të njëjtit nën kërcënim e armës kanë detyruar kryer plaçkitjen.

“Sonte me datë 03.07.2017 rreth ores 21:10 në Prishtinë, në rr.”Agim Ramadani” ka ndodh një grabitje në një market. Dy persona të maskuar kanë hyrë në market dhe dyshohet se njeri nën kercenimin e armës (arme e shkurtë) kanë detyruar shitesin ta hap vendin ku i mban paratë dhe kanë arritur t’i marrin një shumë të parave dhe jane larguar ne drejtim të panjohur”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Hoxha ka bërë me dije se Policia e Kosovës po heton rastin në fjalë.

“Në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë të gjitha njësitë relevante policore dhe janë duke u marr me rastin. Dyshohet që gjatë ikjes në rr. ”Ali Pash Tepelena” të dyshuarit kanë kane shtëne me arme në ajër si dhe një pjesë e parave iu ka rëne ne tokë. Fatbardhësisht nuk është raportuar për ndonje person të lenduar, perderisa hetime intenzive janë në proces nga njesitet kompetente të Policisë së Kosovës për ta ndriquar rastin”, ka thënë theksuar ai.

Shpërndaje në: