Policia konfirmon: Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë

Policia konfirmon: Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë

Shefi i Shtabit të kryetarit të Kamenicës, Arianit Ibrahimi, ka deklaruar sot se mbrëmë është sulmuar kandidati i PSD-së, njëherësh edhe kryetar aktual në Komunën e Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 23:00 në Karaçevë të Ulët.

“Rasti është sulm dhe dëmtim prone, paska ndodhë mbrëmë rreth orës 23:00. Policia është duke bërë hetimet lidhur me rastet”, ka thënë Hashani.

Ai ka thënë se Qëndron Kastratit i është dëmtuar vetura.

Kujtojmë se Shefi i Shtabit të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sulmin ndaj kryetarit Kastrati.

“Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmur Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme. Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

Shpërndaje në: