Policia konfirmon rastin në Laplesellë, ku i dyshuar për dhunë ndaj gruas është Arben Ahmeti

Policia konfirmon rastin në Laplesellë, ku i dyshuar për dhunë ndaj gruas është Arben Ahmeti

Policia  e Kosovës ka konfirmuar rastin e dhunës në Laplesellë, ku si i dyshuar u raportua gazetari Arben Ahmeti, transmeton Periskopi.

Sipas policisë, i dyshuari në fjalë ka ushtruar dhunë në familje.

‘’Laplesellë 25.09.2022 – 18:15. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje  me ç’rast viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. I  dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.’’, thuhet nga policia.

Ndërsa, në raportin e policisë të siguruar nga Klan Kosova  thuhet se Ahmeti pas konfliktit verbal, në prezencë të fëmijëve, e ka shtyrë me duar gruan e tij pasi që e njëjta ka kërkuar të qëndrojë në shtëpinë e Arben Ahmetit në Lapllasel, pasi që këtë po ia kërkojnë fëmijët, mirëpo Ahmeti e ka kundërshtuar duke e shtyrë ku më pastaj V.A. ka kërkuar ndihmën e policisë dhe për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: