Policia konfiskon 270 kilogramë mish pule në Rogoçicë të Kamenicës

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë, në të cilën janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rogoçicë të Kamenicë.

Siç njofton PK, mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se kishte pas të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare. Në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: