Policia kontrollon në Leposaviq veturën me shtetas të Maqedonisë: Zbulon se hynë ilegalisht pasi gruaja ishte me Covid

Policia kontrollon në Leposaviq veturën me shtetas të Maqedonisë: Zbulon se hynë ilegalisht pasi gruaja ishte me Covid

Policia ka kontrolluar një veturë në të cilën ishin një çift me dy fëmijë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, pasi gruaja ishte pozitive me Covid-19.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Sarpelj të Leposaviqit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit, personat në fjalë janë depërtuar nga territori i Republikës së Kosovës.

“Fsh. Sarpelj, Leposaviq, 09.01.2022 – 16:35. Policia gjatë patrullimit ndaluar automjetin me targa të huaja që e drejtonte i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe në veturë ishte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Të njëjtit kishin hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugës ilegale për shkak se gruaja ishte pozitive me Covid 19. Personat në fjalë pas intervistimit dhe verifikimit me vendim të prokurorit janë deportuar nga territori i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur policia.

 

Shpërndaje në: