Kryeziu: Po zbatojmë vendimin e Gjykatës për lirimin e pronave të uzurpuara
(E përditësuar) Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, ka konfirmuar se sot po ekzekutojnë 6 vendime të plotfuqishme të Gjykatës për lirimin e pronave në ndërtesën kolektive në lagjen “Dardania” të Prishtinës, raporton KTV.
Ndërsa ka paralajmëruar së gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe lirime të tjera të pronave uzurpuara.
Policia e Kosovës tashmë ka nisur aksionin për lirimin e këtyre banesave të cilat pretendohet se janë të uzurpuara. Ata kanë organizuar edhe transportin e orendive shtëpiake të këtyre banesave.
Policia e Kosovës është duke i larguar nga një ndërtesë kolektive në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Me urdhër të gjykatës ata janë larguar nga banesat që i kanë shfrytëzuar që nga paslufta. Policia ka hasur në rezistencë të banorëve të cilët kanë kundërshtuar që t’i lirojnë ato.
Aksioni për largimin e banorëve nga kjo ndërtesë është duke vazhduar




