Policia malazeze largon tabelat e vendosura në kufi nga Vetëvendosja
Mali i Zi ka reagur menjëherë pas aksionit të djeshëm të Vetëvendosjes. Policia malazeze ka hequr flamurin shqiptar dhe tabelën me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”.
Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo që i vendosi për të treguar se ku është kufiri i Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, njoftoi se tabela dhe flamuri ishin vendosur në “territorin e Malit të Zi, në mes të kalimit kufitar”.
Kurse Vetëvendosje vazhdon të kundërshtojë faljen e tokave të kosovës me çdo kusht.



