Policia ndalon një serb në kufi, i gjen mijëra euro dhe dinar

Policia ndalon një serb në kufi, i gjen mijëra euro dhe dinar

Policia e Kosovës  ka ndaluar një person për mos deklarim të parave.

Bëhet fjalë për një shtetas të Serbisë, ku i janë gjetur mbi 12 mijë euro dhe mbi 63 mijë dinar.

Në njoftim thuhet se, për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe paratë janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të më tutjeshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia ndalon një person për mos deklarim të parave
Sot, rreth orës 15:00, pran brezit kufitar në Jarinjë, patrulla policore kufitare ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) euro dhe 363.080 (treqind e gjashtëdhjetë e tremijë e tetëdhjetë) dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

 

 

Shpërndaje në: